
Në takimin e tij të zhvilluar me vajzat dhe gratë në Vlorë, kryeministri Edi Rama foli edhe për reformën në drejtësi. Ai nënvizoi se më mbështetjen e tij dhe PS u arrit që të realizohej drejtësia e re dhe se si asnjëherë më parë një njeri me pushtet, është gjykuar nga një drejtësi e pavarur.
Sipas kryeministrit, kjo ka ndodhur vetëm falë mbështetjes së PS, dhe se fokusi kryesor mbetet gjithashtu anëtarësimi i Shqipërisë në BE.
“Në Vlorë në gjithë qarkun kemi bërë investime masive. Padiskutim arsyeja përse jam këtu dhe ju them të vazhdojmë së bashku është se jam i vetëdijshëm se ka akoma shumë për të bërë. Njerëzi e dinë që jemi, është kjo forcë politike është vendosmëria e kësaj fuqie të madhe, të partisë më të madhe të shqiptarëve që ka hapur rrugën për diçka që nuk ka ekzistuar më parë”, tha Rama.
Më tej kryesocialisti, theksoi se anëtarësimi i Shqipërisë në BE është e vetmja garanci për të mos cënuar barazinë përpara ligjit.
“Shqipëria sot nuk është po ajo që ishte, drejtësia në Shqipëri nuk është po ajo që ishte. Altin Dumani dhe të tjerë që janë bërë pjesë e këtij momenti të ri të drejtësisë, aty ishin por ishin të çarmatosur. Ajo që bëri PS, ajo që bëri shumica jonë në parlament dhe qeveri falë mbështetjes që mori nga populli është historike. Duke i dorëzuar shpatën drejtësisë, morëm të gjitha kostot që do vinin. Kjo është arsyeja kryesore përse shqiptarët edhe përtej kufijve duhet të mbështesin këtë forcë politike. Sepse sot për sot i vetmi garant për këtë është PS. Unë ju them të gjithë atyre që kanë një vote, të gjithë prindërve, që nëse doni t’u jepni fëmijë tuaj një gjë që prindërit tanë nuk na e dhanë dot, keni mundësinë ta bëni duke ju dhënë pasaportën europiane. Ajo pasaportë, vjen si rezultat i anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Kjo është e vetmja garanci dhe le të vijë kush të dojë në qeveri në Shqipëri dhe nuk e cënon dot më barazinë para ligjit. Në 11 maj ka një mesazh për vlonjatët, gjithë Shqipëria ka probleme, të gjitha qytetet e Shqipërisë kanë probleme, por unë ju them që në çdo qytet që unë shkoj më thonë a do bëhet edhe qyteti ynë si Vlora. Unë e di që Vlora nuk është vetëm Lungomarja, apo vetëm bulevardi, e di që Vlora nuk është vetëm Kumja, e di që ka akoma zona brenda saj, ku duket sikur nuk ka ardhur akoma ndryshimi…Por unë di një gjë tjetër, nëse ka zgjedhës burra dhe djem që në ditën e votimit duhet të shkojnë të votojnë janë burrat dhe djemtë e Vlorës, dhe pastaj patjetër dhe gratë dhe vajzat. Nëse doni më shumë për Vlorën unë dua më shumë nga Vlora në 11 maj. Kam bindjen absolute, nëse Vlora përtej të gjitha të tjerave, mbahet për sensin e Historisë , duhet të provoni sensin e keni dhe sot ku në 11 maj Shqiptarët shkojnë në takim me historinë. Në 11 maj PS, do fitojë në gjithë Shqipërinë, në disa qarqe do thyejë rekord. Në zgjedhjet për Europën, nëse Vlora nuk thyen rekord, do jetë turpi i gjithë atyre burrave që nuk shkojnë në votime”, tha Rama.
Komente