Anita Haradinaj, bashkëshortja e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, është fotografuar sot me një çantë që mban logon e firmës ‘Louis Vuitton’ gjatë një takimi në Uashington.

Rroga aktuale e Ramush Haradinajt si kryeministër është 1,350 euro ndërsa në deklarimin e pasurisë të vitit 2016, Anita Haradinaj del se ka rrogë mujore prej 660 euro.

E kontaktuar nga KALLXO.com, Haradinaj nuk ka pranuar të tregojë nëse çanta është blerë me çmimin e deklaruar në sajtin e kompanisë.

“Jo, se online shiten ma shtrenjtë senet, nëse nuk jeni në dijeni”, tha Anita Haradinaj.

Por ajo i ka sugjeruar gazetares së KALLXO.com të mos merret me çantën e saj.

“Mua më lejohet me tregu që biletën e kam pagu vetë, e ju merruni me çanta. Biletën me ardhë deri këtu e kam pagu vetë. Hiç mos u merr me çantat e mia”, tha Anita Haradinaj.

“Nuk kam ndonjë obligim me thanë (a e kam ble unë çantën). Financat e mia i keni të deklaruara në Agjencinë Kundër Korrupsionit. Mundeni me pa a kam pare me ble një çantë, a s’kam pare”, shtoi ajo.(Kallxo.com)

Veritas.com.al/