Plazhi i Potamit në Himarë sot është braktisur nga pushuesit. Qytetarët shqiptarë nuk munden që sot të notojnë e të gëzojnë në vendin ku humbi jetën 7-vjeçarja Joanda Avdia, pasi u përplas nga një gomone me drejtuesin Arjan Tase.
Pas ngjarjes së trishtë, në vendin ku mbeti e vdekur e mitura, janë vendosur lule, ndërsa rrobat e familjarëve janë ende mbi shezllonë. Fotot nga plazhi i braktisur mëngjesin e sotëm, i ka publikuar gazetarja Esmeralda Keta, e cila përshkruan edhe panoramën, që la pas ngjarja tragjike e një dite më parë.
“Mëngjes i trishtë sot në Potam… Një kukull që pret vajzën e vogël të luajë me të, një lule për lulejetën e re që nuk e mbrojtëm dot, rrobat e familjarëve ende mbi shezllonë dhe plazhi krejtësisht i braktisur… Ikën të gjithë, ikën të shpëtojnë fëmijët e tyre, sepse nuk ditëm t’u krijojmë një vend të sigurte. Sot të gjithë jemi fajtorë, e pafajshmja u bë engjëll”- shkruan gazetarja.
“Zbrazëtirë e vrazhdë”, Potami pas tragjedisë që i kushtoi jetën 7-vjeçares