Partitë e koalicionit Opozitar ndodhen në mbledhjen për të vendosur mbi një protestë kombëtare të gjerë me kërkesat për qeveri teknike dhe zgjedhje të ndershme e të lira.
Nga burimet brenda koalicionit merret vesh se spo u vendos që të organizohet një protestë tjetër kombëtare si ajo e 18 shkurtit që solli lumenj protestuesish në Tiranë. Kësaj radhe protesta do të mbahet në Kavajë, më datë 7 maj.
Kavaja është zgjedhur si qyteti që nga të parët mbështeti rrëzimin e komunizmit dhe demokracinë në vitet 90; por edhe si qyteti ku u instalua krimi zyrtar; kryetari i Bashkisë ishte një nga më të “famshmit” si trafikant njerëzish.
Më datë 7 Maj janë dekretuar zgjedhjet pë Bashkinë e Kavajës; por opozita do të jetë prezente në një miting të fuqishëm.
Ndërkohë, çadra e opozitës do të vazhdojë të qëndrojë në bulevard pavarësisht protestës që do të mbahet në Kavajë.
/Veritas.com.al/