Në mediat gjermane është komentuar ndërmjetësimi shqiptar për krizën greko turke. Gazeta gjermane Bild shkruan se ka qenë Merkel që personalisht ka inkurajruar Ramën të ulë në tavolinën e bisedimeve liderët e Turqisë dhe Greqisë.
Deri më tani vetë kryeministri Shqipërisë, nuk ka bërë asnjë koment rreth kësaj përpjekje të cilën opozita e vendin, e komentoi si një operacion të pastër PR-i nga Rama.
Është e përditshmja gjermane Bild e cila për herë të parë hedh dritë se e kujt ishte ideja që Edi Rama të ndërmerrte rolin e negociatorit.
Bild shkruan se “ Kancelarja Angela Merkel personalisht e inkurajoi Edi Ramën kryeministër i Shqipërisë për të tentuar që krerët e sherrosur të Turqisë dhe Greqisë të ulen në tavolinë pas mosmarrëveshjeve për ishujt Aegean e cila është përshkallëzuar”.
Ishte ministri i punëve të jashtme të Turqisë Çavuşoglu i cili dy ditë më parë tha se Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nisi iniciativën që të mblidhte në Tiranë atë bashkë me homologun grek Dendias.
Çavuşoglu theksoi se Dendias tha që në ato ditë nuk merrte dot pjesë, kur e telefonova për t’i thëne të shkuara.
Turqia dhe Greqia u dakortësuan të vijojnë raundin e radhës të takimeve teknike me 25 Janar në Stamboll.
Më herët edhe në Greqi shkaktoi shumë zhurmë ndërmjetësimi shqiptar për krizën. Ndërsa autoritetet zyrtare u treguan të kujdesshme, opozita greke kërkoi sqarime. Lideri i saj Tsipras deklaroi se përse duhej bërë në Tiranë takimi i ministrave të jashtëm dhe jo në Bruksel.
VERITAS.COM.AL
Top Channel