Ashtu edhe siç ishte njoftuar, ish-kryeministri, Sali Berisha ka lënë selinë blu dhe i është bashkuar protestës së thirrur nga vetë ai, para Kryesisë së Kuvendit.

Në protestë, Berisha shihet pranë nënkryetarit të Partisë së Lirisë, Patrit Vasili dhe deputetit të PD, Oerd Bylykbashi. Ajo që bie direkt në sy është pikërisht mungesa e Ilir Metës. Kreu i PL, ka braktisur ‘bashkëvuajtësin’ e tij Berisha pikërisht në ditën e tij më të vështirë, ku rrezikon mandatin e deputetit dhe arrestimin nga SPAK.

Meta i frikësuar nga SPAK, ka vendosur të mos e sfidojë këtë të fundit dhe të qëndrojë indiferent. Ka çuar Vasilin ‘sa për t’u larë’ përballë aleatit të tij.

Kujtojmë që në orën 12:00, Këshilli i Mandateve nis mbledhjen për heqjen e imunitetit të Berishës, pas kërkesës së SPAK. Berisha konfirmoi se nuk do të merrte pjesë në mbledhje, por do të përfaqësohej nga avokatët e tij.