Koment/ Ilir Meta, president i Republikës, në një gjendje mjaft të rënduar psikologjike pas iniciativës parlamentare për shkarkim, mblodhi përsëri sot gazetarë dhe mbajti një diskurs moral. Një shikues i vëmendshëm e kuptonte se kjo ishte ‘fjala e fundit’ para gazetarëve si president. Megjithëse tha dy herë se nuk kishte qenë mirë këto ditë, dhe kruajti fytin, kuptohej se sëmundja ishte nervozizmi dhe paniku që e shoqëronte.
Edhe pse bëri disa gafa të nivelit të ulët, përsëri nuk arriti të dalë mbi gafat. Tha se nuk jam këtu ‘për të plotësuar tekat e opozitës’…, kur u pyet cilat quante teka të opozitës, ai iu kthye ‘mos u bëni qesharakë kota’, domethënë nuk e mbante mend edhe gafën e vet që e lidhte me interesat e tij dhe të partisë së gruas së tij në opozitë dhe me PD-në.
Për fat të keq kryetari i shtetit u shfaq i shpërqendruar, i humbur, mburravec, arrogant dhe kërkues detajesh ‘nga fshati’. Ai përmendi faktin se ‘atë ditë zoti Rama ka qenë në vendlindjen time në Skrapar’, si të përkëdhelte kryeministrin apo të dëshmonte s në këto momente të vështira mund të mbështetej në Skrapar ‘për luftë’
Meta tha një frazë shumë të rëndë: “Unë nuk kam frikë nga asgjë!’. Në këtë moment, kur presidenti bën deklaratë se nuk ka frikë nga asgjë, të gjithë qytetarët duhet të kenë frikë nga ky njeri; duke mos pasur frikë nga asgjë kjo e përjashton presidentin nga lloji i njerëzve të natyrshëm.
Pasi u pyet dy herë se me cilin ishte konsultuar për të marrë vendimin e anulimit të zgjedhjeve, presidenti Meta tha dy herë se me kryeministrin Rama nuk e mori mundimin, por foli me Ruçin. Por edhe me Ruçin ‘nuk fola’ tha Meta, sepse ai nuk kishte valë telefonike. ‘Ruçi po hynte të Tepelenë”, tha presidenti.
Meqë nuk kishte valë se Ruçi po hynte në Tepelenë, atëherë ky mori vendimin për të shkatërruar zgjedhjet e 30 qershorit, kaq e lehtë.
Megjithëse presidenti Meta tha se ‘është zot i çdo gjëje në këtë vend’, por shkeljen e kushtetutës e mori si lojë të papërgjegjshme. Për të treguar rëndësinë, Meta tha se “Stabilitetin e vendit e kam në dorë vetëm unë”.
Por kur nuk ka valë telefoni në Tepelenë, siguria e shtetit bie.
Veritas.com.al