Në Ditën e Pavarësisë, pasi dekoroi disa personalitete të polifonisë labe, Presidenti i Republikës, Ilir Meta dha një deklaratë për mediat në qytetin e Vlorës.
Më tej, Meta u ndal te miratimi i Komisionit Parlamentar për raportin e Dick Marty-t, sa i takon hetimit të krimeve për luftën e Kosovës.
Kreu i shtetit e cilësoi ngritjen e këtij komisioni të padobishëm, që sipas tij nuk i shërben as Kosovës dhe as Shqipërisë, por kundërshtarëve. Vendimmarrjen në fjalë e konsideroi tradhti.
“S’kemi kohë për të humbur me akte që u shërbejnë armiqve të Shqipërisë. Nuk i shërbejnë as Shqipërisë, as shtetit të Kosovës, as unitetit kombëtar. Aktakuzat ndaj UÇK-së, janë të motivuara nga Serbia”, tha Meta.
Kreu i shtetit u pyet nëse Dita e Pavarësisë e bashkoi politikën shqiptare ose jo, dhe përgjigjja ishte kjo:
“Kjo ditë bashkon popullin shqiptar. Tani nuk kemi më kohë se vajtëm 108 vjet për ta përmbushur këtë aspiratë kaq të madhe. Pa atë 28 nëntor nuk do të kishim një Kosovë të pavarur”.
VERITAS.COM.AL