Presidenti Meta ka njoftuar se do të mbajë nesër një konferencë të jashtëzakonshme për mediat. Ky vendim vjen menjëherë pas shtyrjes së datës së zgjedhjeve.
Konferenca do të mbahet në orën 08:00, orë kur asnjë zyrtar i Republikës nuk ka nisur ende punën. Njoftohet se presidenti do të flasë më tej për vendimin e ditës së djeshme.
Por e vetmja rrugë që i ka mbetur është dorëheqja, nëse nuk pret akte nga Kuvendi.
Ndërsa opozita protestonte në shesh, Presidenti Meta njoftoi dje shtyrjen e datës së zgjedhjeve vendore. Ky vendim është përshëndetur nga opozita, ndërsa kryeministri Rama Rama e maxhoranca ndodhen në fushatë dhe kanë deklaruar se data 30 qershor nuk ndryshon.
Më herët gjatë ditës së sotme, Rama e cilësoi si një “vetëvrasje politike” vendimin e Metës, duke paralajmëruar edhe largimin e tij nga posti i Presidentit.
Veritas.com.al/