Nga Spartak Ngjela
Avokati i njohur Spartak Ngjela ishte i ftuar në studion e lajmeve të Fax News ku foli për dekretin e presidentit dhe për shkarkimin e tij të paralajmëruar.
Seanca e të enjtes tha Ngjela, është paralajmëruar se do të shoqërohet me një kohëzgjatje debati prej 5 orësh dhe argumentoi se prej ti mund të dalë gjithçka.
Ngjela shtoi më tej procedurën ekzakte që sipas tij do të ndiqet pas përfundimit të debatit dhe vendimit që do të merret, dhe në rast se do të vendoset pro shkarkimit të Metës ai deklaroi: “Do të ngrihet një komision i përkohshëm, thërret presidentin, pastaj presidenti thërritet në Kuvend për të dhënë sqarimet përkatëse. Pasi merret një vendim dërgohet në Gjykatë Kushtetuese, në rastin konkret që Gjykata Kushtetuese nuk është funksionale nuk bëhet asgjë, pra pritet që të ndërtohet që të merret vendimi”.
“Presidenti ka vetëm dy arsye kushtetuese që të pranoi shpërndarjen e Parlamentin, kur ky i fundit nuk ka vota të mjaftushme dhe nuk zgjedh dot kryeministrin ose kur nuk zgjedh dot presidentin. Që të ekzekutojë diçka ai duhet të bazohet tek ligji përkatës, ai s’kishte ligj ku të mbështetej. Ç’dekretimin nuk është një vendim që mund të bëhet” tha Ngjela duke komentuar mundësinë e një vendimi nga ana e Ilir Metës për shpërndarjen e parlamentit si dhe për mënyrën se si ai vendosi për ç’dekretimin e dekretit për zgjedhjet e parashikuara të mbahen më 30 Qershor.
“Nuk ka lënë datë zgjedhjesh, po të kishte shtyrë zgjedhjet me një dekret, nuk do të ishte i ligjshëm por do të ishte nul, ose pjesërisht i paligjshëm. Kur nuk ke një germë ku të mbështetesh nuk mund të bazohet. Dekretet bëhen sipas asaj çfarë përcakton Kushtetuta jo për gjithçka tjetër. Duhet të ta ketë dhënë Kushtetuta ose një ligj i posaçëm që ti të nxjerrësh një dekret. Ky (presidenti) mori një akt që nuk e kishte kompetencë, kompetencë e tij është caktimi i datës. Kemi raste kur e kemi shtyrë, por kanë rënë dakord palët”, tha Ngjela por pa argumentuar nëse kanë qenë shtyrje të ligjshme apo jo.
Veritas.com.al/