(Në foto: Meta dhe Meti (Muhamet Veliu gazetar i TCH), duke u puthur nga Meta)/

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, pas propozimit të papritur për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme dhe ato për postin presidencial më 13 tetor, ka folur edhe për mundësinë e refuzimit të këtij skenari për daljen nga kriza politike prej kryeministrit Edi Rama.

“Po do thellohet më tej kriza, ta zgjidhë si të dojë, krizën e ka ai dhe ata, duan një junte që do të asgjësojë çdo institucion, që do ta nxjerrë vendin nga rruga evropiane dhe çelja e negociatave. Në fund e di si mund të thotë ai, që fajin e ka meta që më bëri kryetar bashkie, unë i papërgjegjshëm isha, të vijë këtu kur të dojë, edhe në takim me prindër, ata që ka me vete ai, ka hallin e eksperimentit.”- tha kreu i shtetit.

I pyetur lidhur me marrëdhëniet me SHBA-të, Meta ka theksuar se “nuk jam antiamerikan”, duke shtuar se vendimet e tij qëndrojnë jashtë çdo lloj hijeje dyshimi sa i takon përputhjes me interesat strategjike amerikane në Shqipëri dhe Ballkan. “ Kam qenë i qartë, i drejtë dhe votimet i vlerëson ODIH, pastaj çdo shtet të mbajë qëndrimet e tij janë të respektuar, nuk hyj në këto komente dhe qëndrime ambasadash, kemi specialistin, konsullin numër një që shpërndan viza, heq viza, merr viza, merruni me atë.”- u shpreh presidenti.

Veritas.com.al/