Koment/ Presidenti Ilir Meta është nisur prej kohe në drejtimin për të shkaktuar trazira në vend  duke përdorur postin e tij të dhuruar nga Parlamenti. Prej kohësh është konstatuar se ai jo vetëm qëndron prapa trazirave që kanë shpërthyer bashkë me dhunën e opozitës PD- LSI, por edhe i udhëheq trazirat që nga zyra e presidentit të Republikës.

Dje, pas një paralajmërimi të rrufeshëm për ‘konferencë të jashtëzakonshme’, priti në zyrën e tij por pa dashjen e tij, të dërguarën e Ambasadës Amerikane në Tiranë, zonjën Leyla Moses-Ones. Menjëherë pas këtij minute anuloi konferencën e jashtëzakonshme dhe  transmetoi një twiter ‘paqësor’ . Pasdite u mor vesh se aleati i tij në protesta të dhunshme, Lulzim Basha, u mor ‘i pandehur’ nga Prokuroria sipas një letër porosie nga SHBA, mbi financime ruse për lobing pranë  presidentit Trump.

Tanimë, zoti Basha nuk mund të konsiderohet si një ‘lojtar i egër’ për shkak të paralizës që i shkakton statusi i të pandehurit në Prokurori, vetë Meta është hedhur në sulm të dyfishtë.

Sot iu kthye prapë Parlamentit duke e quajtur ‘i paligjshëm’ përsëri në kundërshtim me pikëpamjen amerikane dhe evropiane mbi statusin e parlamentit krejt legjitim. Ai komentoi rezolutën e Parlamentit të votuar me 100 vota kundër dekretit të tij, por tha se ‘dekreti’ për zhdekretim ishte në fuqi dhe se të gjithë ata që duan ta bëjnë të pavlefshëm janë duke ecur në rrugën e paligjshmërisë.

Meta shkoi më tej dhe tha se ata që nuk e zbatojnë dekretin, po i bëjnë dëm Shqipërisë.

“Dekreti është në fuqi, mbajmë shënim për çdo institucion që shkel ligjin. Dekreti mund të gjykohet edhe nga Gjykata e Skraparit që nuk ekziston. Presidenti s’ndalon askënd që të çmendet”, tha Meta duke i hedhur benzinë konfliktit verbal me maxhorancën, deputetët dhe ekspertët e ligjit.”.

“Presidenti Meta: Presidenti është zgjedhur nga Parlamenti. Natyrisht jo nga ky, por nga një Parlament krejtësisht legjitim. Presidenti i përket Republikës. Republika u përket qytetarëve” tha Meta, duke  nxitur edhe një herë debatin e  fillimit mbi ligjshmërinë e Kuvendit dhe të qeverisë, gjë që është ‘mbyllur’ tashmë edhe nga vetë aleatët e mëdhenj, SHBA dhe BE.

Por duket se presidenti, pasi humbi ‘në luftë’ Lulzim Bashën, për shkak të një vepre penale të kryer prej tij, ndodhet në panik. Deklarata e tij se “Dekreti mund të gjykohet edhe nga Gjykata e Skraparit, që nuk ekziston”, dëshmon çoroditej nga presidenti.

Ai po lëshon në publik edhe hijen e urdhrit të tij jo kushtetues për ‘shpërndarjen’ e parlamentit.

Veritas.com.al/