Ndërsa, presidenti Ilir Meta ka deklaruar se do të kthejë në Kuvend projekt-ligjin për Kodin Zgjedhor, kryeministri Edi Rama tha se nëse Meta vepron në këtë mënyrë, atëherë kërkesa e tij do të rrëzohet.

Rama u pyet edhe për planin 5 pikësh të kreut të PD-së Lulzim Basha, duke thënë se “nuk ia ka idenë këtij lloj plani”.

“Nëse presidenti Ilir Meta dërgon  në Kuvend kthim të Kodit Zgjedhor, do të rrëzohet. Nuk ia kam idenë për plan me 5 pika të Lulzim Bashës. 5 qershori është respektuar. 30 qershori është respektuar dhe nuk ka asgjë më për të thënë dhe s’ka kohë për të humbur.

Presidenti bën mirë ta firmosë ose ta ktheje sa më parë. Pasi nuk ma më kohë për implementimin”, tha ndër të tjera Rama.

VERITAS.COM.AL