Pragë (AFP) – Mijëra protestues kanë zbritur të martën ne rrugët e Pragës ndërsa demonstrimet kanë marre shkas kundër ministres së re të drejtësisë lidhur me shqetësimet që ajo mund ta clirojë kryeministrin ndaj akuzave për mashtrim.
Organizatorët e grupit “Miliona Momente për Demokraci” thanë se pjesëmarrja ishte në dhjetëra mijëra, më i madhi në një seri tubimesh për të ushtruar presion mbi Ministren e Drejtësisë Marie Benesova.
Demonstruesit janë të shqetësuar se ajo mund të pastrojë kryeministrin miliarder Andrej Babis, i cili u akuzua vitin e kaluar në lidhje me një mashtrim të subvencioneve te BE prej dy milionë eurosh. Policia i bëri thirrje prokurorëve ta inkriminojnë atë muajin e kaluar.
Nëse gjendet fajtor, Babis mund të burgoset deri në 10 vjet.
Ai ka hedhur poshtë në mënyrë të përsëritur akuzat kundër tij si një komplot dhe te frymëzuara politikisht.
Njerëzit në turma që mbushën sheshin Wenceslas të qytetit mbanin pankarta që lexonin: “Drejtësi e Pavarur!”, “Dorëheqje!” Dhe “Turp!”
ANO populiste e Babis u shfaq si partia më e madhe në tetor 2017 ne zgjedhjet legjislative me 78 nga 200 vende në dhomën e ulët të parlamentit.
ANO bashkoi forcat me Partinë Social Demokrate të CSSD për të formuar një qeveri të pakicës, të mbështetur nga komunistët.
Benesova, 71 vjeç, ishte ministrja çeke e drejtësisë në 2013-2014 dhe kryeprokurorja e vendit në 1999-2005.
Veritas.com.al/