Me 108 vota pro, asnjë abstenim dhe asnjë kundër, Kuvendi ka miratuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do të lehtësojnë procesin e votimit të diasporës në zgjedhjet e 11 Majit.

Në këto ndryshime përfshihet mbulimi i plotë i shpenzimeve postare për votën e diasporës, duke garantuar që emigrantët të mos paguajnë për kthimin e fletëve të votimit në Shqipëri.

Po ashtu, përfshihet edhe afrimi i afateve për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë në KQZ, në mënyrë që fleta e votimit të prodhohet më shpejt dhe të dërgohet në kohë jashtë vendit.

Një tjetër ndryshim është që numërimi i votave të diasporës të bëhet nga KQZ me përfshirjen e komisionerëve politikë.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *