Dje në mëngjes, akoma pa zbardhur, një nënë e re vdiq bashkë me beben e palindur, në Maternitet. Menjëherë familjarët e saj drejtuan gishtin e akuzës mbi mjekët përgjegjës.
Sot Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për vdekjen e nënës shtatzënë dhe foshnjës së saj një ditë më parë në maternitetin “Koço Glozheni”.
Mësohet se në dosjen hetimore të organit të akuzës janë emrat e tre mjekëve gjinekologë, të cilët kanë lidhje me ngjarjen.
Ata janë N. Ceni, D. Deçka dhe H. Klosi.
Familjarët e viktimës kanë lëshuar akuza ndaj mjekëve, të cilat sipas tyre nuk morën masat e duhura për gruan. 35-vjeçarja Aida Koçi ishte shtatzënë në muajin e saj të nëntë.