Kreu i bandës shqiptare kriminale të trafikimit të drogës në Itali, Moisi Habilaj, ka dalë para gjykatës në Catania ku u arrestua bashkë me shumicën e anëtarëve të tjerë të bandës së tij.
Vetë Moisi Habilaj, i njohur edhe si kushëri i Saimir Tahirit- ish ministër i Brendshëm, ka hyrë i fundit dhe me pranga në duar në sallën e gjyqit. Ai ka pretenduar se ‘jam i pafajshëm’.
Edhe avokati i tij, italiani Biagio Maurizio Cataldo, ka kërkuar pafajësi. Ai ka thënë se ‘Prokuroria kërkoi nga gjykata që të konfirmohet statusi i tyre në burg…, ndërsa ne kërkiuam q ëtë lirohen si të pafajshëm”- ka thënë avokati Cataldo.
Gjykata e Catania-s ka detyrimin ligjor që të shprehet brenda 48 orësh mbi fatin e të të arrestuarve si anëtarë të bandës kriminale ‘Habilaj’.
Veritas.com.al/