Lëvizja e parë:
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov ka ftuar liderin e Koresë së Veriut Kim Jong Un për të vizituar Rusinë, deklaroi Moska. Ftesa u bë gjatë takimit të parë mes kreut të shtetit të Koresë së Veriut dhe zyrtarit rus..
“Hajde në Rusi dhe do të jem shumë i lumtur t’u pres”, i tha Lavrov lidrit Kim, sipas një shënimi që është transmetuar nga ministri i jashtëm Rus.
Lëvizja tjetër:
Ministri i Jashtëm Rus, Sergei Lavrov mbërriti në Pyongyang ditën e Enjte ku takoi edhe liderin Kim, sipas një fotoreporteri të AFP, pikërisht para se të nisë samiti mes Donald Trump dhe liderit Kim Jong Un i Koresë së Veriut.
Vizita e Lavrov vjen mes stuhisë së aktiviteteve diplomatike për organizimin, muajin e ardhshëm, të samitit- ndër të cilat edhe takimi i sekretarit të Shtetit të SHBA, Mike Pompeo me njeriun e besuar dhe të rangut të lartë të Kim, zotin Kim Yong Chol në New York ditën e Mërkurë.
Veritas.com.al/