Presidenti rus Vladimir Putin po përgatit një ofensivë të madhe për fillimin e vitit të ri. Këtë lajm e ka bërë zyrtar Ministri Ukrainas i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov, duke supozuar se do të fillojë në shkurt.
Megjithatë, burime ushtarake besojnë se kjo mund të ndodhë që në janar. Reznikov argumentoi se gjysma e 300,000 ushtarëve rusë të mobilizuar u përdorën për të përforcuar trupat e Moskës pas një sërë humbjesh në terren.
Gjysma tjetër “filloi stërvitjen”. Duke qenë se ata kanë “minimumi tre muaj për t’u përgatitur, kjo do të thotë se ata po përpiqen të fillojnë ofensivën e radhës ndoshta në shkurt, si vitin e kaluar. Ky është plani i tyre,” nënvizoi shefi i mbrojtjes ukrainas