Moska zyrtare ka vlerësuarse nën ombrellën e NATO-s po minohen themelet e stabilitetit. Kjo vjen pas deklaratave për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.
Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë, pas deklaratave të Kryeministrit shqiptar, Edi Rama, dhe Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se “pas bisedimeve hipokritë prë stabilizimin e rajonit nën ombrellën e NATO-s në fakt po minohen themelet e stabilitetit”.
“Me akuzat e fshehta dhe të pabaza kundër Rusisë në përpjekjet për të destabilizuar situatën në Evropën Juglindore, po ndërmerren masat për ta bërë një realitet projektin shqiptaromadh – këtë herë duke u mbështetur në Kushtetutën e Shqipërisë, me të cilin Tiranës i jepet e drejtën për të mbrojtur interesat e të gjithë shqiptarëve jashtë Shqipërisë”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme ruse, raporton agjencia Tass.
Siç u tha, ky kurs me qëllim rishikimin e kufijve në Ballkan në mënyrë dramatike rrit nivelin e potencialit për konflikt, transmeton agjencia ruse deklaratën e Ministrisë së Jashtme.
“Pikërisht në këtë dritë e interpretojmë deklaratën e Ramës dhe Thaçit”, thotë ministria ruse.