Sipas MeteoAlb: Orët e para të mëngjesit në vendin tonë do të jenë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash.

Por orët vijuese do të shtojnë gradualisht vranësirat në të gjithë territorin, duke sjellë dhe reshjet e para në zonat Veriperëndimore.

Ndërsa gjatë mesditës pritet që reshjet e shiut të përfshijnë të gjithë Shqipërinë, ku pritet që herë pas here të ketë dhe rrebeshe shiu. Kjo situatë atmosferike do të vijojë deri në orët e mbrëmjes. Nata vonë sjell dobësim të sistemit të reshjeve.

Temperaturat e ajrit do të ulen e mëngjes por do të ulen më ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 31°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 3 – 4 ballë.

Kosova
Republika e Kosovës gjatë paradites do të jetë me alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash në të gjithë territorin e vendit. Ndërsa gjatë mesditës dhe pasdites parashikohet që vranësirat të zhvillohen duke gjeneruar rrebeshe shiu në të gjithë Kosovën. MBETEN prezente reshjet e shiut gjatë mbrëmjes dhe natës në të gjithë territorin e Kosovës, POR më të fokusuara do të jenë në zonat Linodre. Temperatura maksimale do të rregjistrohet në Gjakovë me 33 grad.

Maqedonia e Veriut

Pjesa e parë e ditës parashikohet të dominohet nga intervalet me kthjellime dhe kalimet e shpeshta të vranësirave, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat perëndimore të Maqedonis. Ndërsa në orët vijuese vranësirat do të shtohen duke sjellë rrebeshe shiu në të gjithë territorin e MV. Pritet që mbrëmja dhe nata vonë të dobësojnë reshjet në një pjesë të mirë të vendit, POR mbeten prezente dhe më të theksuara do të jenë në zonat Verilindore.