“Mund të bllokoni vetveten nëse bllokoni fqinjët”, kështu u shpreh drejtori i Komisionit Evropian për Fqinjësi, Gert Jan Koopman në samitin e liderëve të rajonit në Shkup.

“Ajo që është më e rëndësishme, tregon interesim tuaj për avancim dhe ne tentojmë t’ju ndihmojmë sepse besojmë se plan i rritjes do të ndryshojë rajonin, mund të zgjidhë konvergjencën e rajonit, dhe mund të përshpejtojë aderimin në BE. Jam i inkurajuar për punën e bërë deri më tani me reformat, dhe kjo nuk ka kaluar pa u vënë re nga BE.

Vendosëm kusht që ju nuk duhet t’i bllokoni fqinjët tuaj. Duam të vini me ne. Mund të bllokoni vetëveten nëse bllokoni fqinjët. Nuk do të keni mundësi për të hyrë në treg sepse kostoja është shumë e lartë”, tha ai.