Një zjarr i përmasave shumë të mëdha ka rënë në pishat dhe pemët e tjera rreth plazhit me emrin “Rana e Hedhun’ në Shëngjin- Lezhë.

Ky është një plazh i frekuentuar nga shumë turistë në gjithë vendin. Deti i pastër e i thellë, i tipit krejt ‘Dalmat’ me një pozitë fantastike, i rrethuar nga kurorë pishash. Edhe kur u krijuar ishte natyra që e bëri; era e fortë e dimrit hodhi rërë në një gji shkëmbi dhe kështu u krijua “Rana e hedhun”.

Tani po natyra po e merr këtë perlë buzë detit, veçse kësaj here me ndihmën e njeriut.

Dikush ka hedhur zjarr në mes të perlës së bregdetit. Zjarri është i përmasave shumë të mëdha dhe po shkrumbon gjithçka.

Zjarrfikësit janë nisur drejt vendit ku ka rënë zjarri.

Veritas.com.al/