NATO përmes një postimi në rrjetin social X, ka uruar Shqipërinë në 111-vjetorin e Pavarësisë. Me foton e veçantë të një ushtari që mban në duar flamurin shqiptar shkruan: “Bashkohuni me ne për të festuar për aleatin tonë Shqipërinë në Ditën e tyre të Pavarësisë!”.

Anëtarësimi në NATO ka krijuar mundësinë që, nëpërmjet pjesëmarrjes aktive në vendimmarrjen e Aleancës, të jepet kontribut në përpunimin e çështjeve që lidhen me sigurinë euroatlantike e, për rrjedhojë, edhe me sigurinë kombëtare.

Si anëtare e NATO-s, Shqipëria është në pozita më të mira për të konfirmuar interesat e saj kombëtare dhe për të rritur prestigjin dhe reputacionin kombëtar.