Me pikëllim të thellë, Access Info njofton vdekjen e Drejtoreshës Ekzekutive dhe themelueses, Helen Darbishire, të premten më 18 tetor.
Helen ishte një udhëheqëse, kolege dhe mike e jashtëzakonshme, angazhimi i së cilës ndaj Access Info dhe këtij komuniteti do të mbahet mend nga të gjithë ata që patën privilegjin të punonin përkrah saj.
Helen u transferua në Madrid në vitin 2006, ku themeloi Access Info. Që atëherë, ajo dhe organizata janë bërë referenca globale për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtës për informim, Qeverisjen e Hapur, luftën kundër korrupsionit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Spanjë, në Bashkimin Evropian dhe në nivel ndërkombëtar.
Për të gjithë ata që kanë punuar në Access Info, Helen ka qenë një mike, një mentore, një dritë udhëzuese dhe një burim frymëzimi. Angazhimi i saj i palëkundur për aksesin në informacion, së bashku me stilin e saj të dhembshur të udhëheqjes, ka formuar vetë strukturën e Access Info si një organizatë.
Helen Darbishire ka qenë një eksperte e medias ndërkombëtare e angazhuar në mënyrë intensive me zhvillimet e shtypit shqiptar ne vitet ’90.
E pranishme në vendin tone si drejtuese e një numri projektesh për lirinë e medias dhe përgatitjen profesionale të gazetarëve të rinj shqiptarë, Darbishire u kthye në një aktiviste të njohur në fushën e medias duke qenë prezente në disa prej zhvillimeve të vrullshme qe njohu shtypi në Shqipërinë postkomuniste.
Shumë gazetarë të atij brezi e kujtojnë me respekt rolin e Helenës në sfidat që kalonte shtypi ynë në vitet e para të tranzicionit.
Për nder të trashëgimisë së Helen, Access Info do të vazhdojë të ruajë vlerat dhe vizionin që ajo ka rrënjosur në organizatë, duke siguruar që puna dhe pasioni i saj të jetojnë në gjithçka që ne bëjmë.