Dritan Rica, i ndaluar për kryerje të ‘veprës penale’ ka humbur jetën në dhomën e paraburgimit të Komisariatit të Policisë Nr.3 në kryeqytet.
Mësohet se viktima, nga këqyrja paraprake e trupit nuk rezulton të ketë shenja në trup. Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.
Rica ishte ndaluar nën akuzën e vjedhjes. 45-vjecari është dërguar tek Urgjenca e Tiranës, por nuk ka mundur të përballojë sulmin në zemër.
Policia njoftoi se:
“Më datë 24.10.2018, rreth orës 04:45, në ambjentet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Nr.3, ka ndërruar jetë i ndaluari D. R., 45 vjeç. Nga këqyrjet paraprake në trup nuk rezulton të ketë shenja dhune apo dëmtime të tjera. Paraprakisht dyshohet se mund të ketë ndërruar jetë si pasojë e ndonjë arresti kardiak. Pritet raporti i mjekut ligjor për përcaktimin e shkakut të vdekjes”.
Veritas.com.al/