Protesta e opozitës është hapur zyrtarisht nga ish-deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka.
Ai i ka ftuar protestuesit të bëjnë një marshim simbolik rreth Kryeministrisë.
Protestuesit kanë nisur lëvizjen me tingujt e kolonës zanore të filmit “Skënderbeu”.
Kjo është një lëvizje-surprizë, e paparalajmëruar nga organizatorët e protestës.
Kërkesa e opozitës vazhdon të jetë për zgjedhje të parakohshme me një qeveri tranzitore, pa Edi Ramën si Kryeministër.
Partia Demokratike ka njoftuar Policinë e Shtetit se protesta do të zhvillohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” tek sheshi para Kryeministrisë, lulishtja tek “Piramida” dhe te rruga “Ismail Qemali” në krah të Kryeministrisë.
Policia ka njoftuar të njëjtin plan masash për ruajtjen e rendit dhe institucioneve si më 16 shkurt, me 1600 efektivë të angazhuar në terren
Veritas.com.al/