Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës 55-vjeçari Luan Hushi.
Bëhet me dije se Hushi u plagos paraditen e sotme në fshatin Zgërdhesh të Fushë-Krujës nga komshiu i tij pas një sherri per drute qe po prisnin ne pyll.
Policia ka konfirmuar se pas një konflikti në një zonë të pyllëzuar, Klodian Keqi plagosi me armë zjarri kallashnikov 55-vjeçarin, i cili mori plagë në bark.
Autori i dyshuar u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes ndërsa policia ka ngritur pika kontrolli dhe vijon krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e tij.
Autori Klodian Keqi, rezulton një person me precedent të mëparshëm penal. Në vitin 2010, Keqi sëbashku më vëllanë e tij kanë tentuar të vrasin një person, Mustafa Dacin. Shkak është bërë një konflikt i vjetër që kanë pasur familja Keqi dhe Daci më parë për çështje pronësie. Mes tyre kishte pasur edhe më parë përplasje, por në 2010 dy familjet patën shkëmbim me armë zjarri në mes të rrugës. Nga shkëmbimi me armë zjarri në atë kohë, mbetën të plagosur Mustafa Daci dhe vëllai i Klodianit, Jetmir Keqi.