(FOTO: Selia e qeverisë ku po zhillohet darka)/

Takimi mes aleatëve po zhvillohet pranë çadrës së protestuesve, mes Kuvendit dhe Qeverisë. Është një darkë në zyrat e kryeministrisë.

Takimi mes krerëve të koalicionit po zhvillohet në selinë e kryeministrisë dhe jo atë të Kuvendit ku shkon zakonisht kreu i qeverisë- transmeton Lapsi.al.

Takimi zhvillohet në nje moment delikat për situatën politike pasi prej disa ditësh po zhvillohet një grevë e opozitës e cila kërkon krijimin e një qeverie teknike dhe kur nga radhët e opozitës janë shtuar zërat që Meta t’i mbështesë.

Të njëjtat burime i thanë se takimi mes krerëve të mazhorancës po zhvillohet jashtë agjendës së tyre dhe se ai mund të jetë vendosur në momentet e fundit për shkak të situatës politike. Burimet thonë se darka mes tyre është jozyrtare dhe se ka nisur rreth orës 20.00 ne një nga ambientet e selisë kryeministrore.

Veritas.com.al/