
Kryeministri Edi Rama tha gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS se të rinjtë do t’i bëjnë një “transfuzion të fuqishëm gjaku” partisë. Kreu i qeverisë deklaroi se PS ka qëndruar gjithmonë në krye për faktin se ka ditur që të bëjë ndryshimin, para se njerëzit mund ta hidhin në kosh.
“Mund të jetë një diskutim i brendshëm që kontributet çfarë kanë dhënë këta të rinj ose të reja që të jenë në listën e mbyllur. Kam një këndvështrim tjetër, mendoj se pse këta janë më të rinj dhe të reja dhe ftohen ose përfshihen për t’i bërë një transfuzion të fuqishëm gjaku PS dhe për ta bërë partinë më të vjetër dhe më të re në Shqipëri duhet të jenë aty, ndërkohë që të tjerët pse kanë qenë aty duhet të jenë në fushë për të marrë sa më shumë vota për PS. Kijeni parasysh që hyrja që bëra në fillim, nuk e them për të mikluar askënd, vendosa që të bëj këtë takim se është e rëndësishme që të gjithë të jenë të vetëdijshëm për logjikën e këtij procesi, dhe të gjithë të jenë të vetëdijshëm për atë që ça i duhet sot atyre që do të kërkojnë votën. Nuk i duhet atyre që do të kërkojnë votën sot një skuadër që nuk reflekton se çfarë duan ata.
Ata nuk duan thjesht një skuadër që të mbështetet te eksperienca dhe ndërkohë të mos u thotë asgjë atyre që janë ndjerë të lënë mënjanë dhe pamundësi për t’u bërë pjesë e përfaqësisë së PS apo që ndihen komplet pa lidhje me figurat me të cilat janë mësuar dhe duan figura të reja. Nëse ka një gjë që na ka mbajtur gjithmonë në kalë është se kemi pasur kapacitetin që të ndryshojmë pa pritur që të na hedhim njerëzit në kosh siç na hodhën në 2005. Që nga 2009 dhe deri më sot kemi vazhduar të ndryshojmë dhe kjo është ADN e PS. Kini parasysh se për peshën e madhe që kanë këto zgjedhje, besoj se pavarësisht në skuadrën e deputetëve ose jo, të gjitha ata që janë nën këtë çati i duhen mandatit tjetër të PS. Është për një ditë tjetër skema e re që do të ketë qeveria e PS.”, u shpreh Rama.
Komente