Duke spastruar vjedhurazi historinë, në qytetin  e Baltimores janë zhvendosur katër statuja të memorjes së Konfederatës nga pasuria e qytetit nën errësirën e natës, deri herët në mëngjesin e të Martës.

Turma në qytet nisën shkatërrimin e monumenteve pak përpara mesnatës dhe përfunduan aty nga ora 5:30 a.m., raporton revista ‘Hill’.

Këshilli i qytetit ka miratuar qetësisht zhvendosjen të Hënën pasdite, me një votë unanime.

“U krye,” tha kryetari i Bashkisë në  Baltimore, Catherine Pugh për gazetën “Baltimore Sun”.

“Ato duhet të shemben. Shqetësimi im është vetëm për sigurinë e njerëzve. I zhvendosëm aq shpejt sa mundem”.

“Nuk doja që të rrezikoja njerëzit në qytet”- tha kryebashkiaku Afrikano- Amerikan i qytetit.

“Kisha filluar të diskutoja me kontraktorët dhe deri tani sa kohë do të duhej për t’i zhvendosur. Unë jam personi përgjegjës, kështu që i lëvizëm sa mundëm e më shpejt”.

Veritas.com.al/