Mbi 2000 persona kane hyre ne Shqipëri nga Kapshtica gjate 4 ditëve te fundit. Emigrantet po vijnë për te festuar me familjet e tyre pavarësisht pandemisë.
Per shkak se shteti grek ka vendosur te ndaloje kalimin me automjete emigrantet vijnë me autobus e deri ne kufirin grek dhe detyrohen te kalojnë ne këmbe ndërsa me tej vijoje udhëtimin po me autobus e qe i presin ne token shqiptare.
Shumica prej tyre ende nuk e kane te qarte se si do te mund te kthehen perseri ne Greqi per shkak se autoritetet greke kane vendosur qe deri ne 7 janar te mos lejojnë hyrjen ne vendin fqinje përmes Kapshticës.
Si rrjedhoje e shifrave te larta te pandemisë pika e kalimit kufitar te Kapshticës u mbyll prej 20 nëntorit ndërsa vendi fqinje vendosi qe te lere te hapur.
VERITAS.COM.AL