Veritas.com.aal/

/Updated/

Lumturimi i 38 martirëve  në Shkodër është pasqyruar edhe nga mediat më të njohura botërore. 20 mijë persona morën pjesë në meshën e mbajtur për martirët në katedralen Shën Shtjefni.

Mediat britanike e ato gjermane e kanë pasqyruar gjerësisht ceremoninë. ‘Associated Press’, ‘Daily Mail’ e ‘Deutsche Welle’ shkruajnë se 38 martirët u ekzekutuan gjatë regjimit diktatorial të Enver Hoxhës ose u burgosën. Gjatë vizitës në Tiranë dy vite më parë të Papa Franceskut, në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ u vendosën postera të mëdha të 38 martirëve.

“Lumturimi i tyre është shpërblim nga Zoti. Është shpërblim për ne, popullin dhe të gjithë botën”, ka Kardinali Ernest Simoni.

Në prill të këtij viti, Papa Francesku njohur zyrtarisht si martirë 38 priftërinjtë e vrarë gjatë komunizmit.

Lajmi/

Mbi 10 mijë besimtarë, 300 meshtarë nga trojet shqiptare, 5 kardinalë nga Italia si edhe autoritete të larta të shtetit marrin pjesë në meshën për lumturimin e 38 shenjtorëve të persekutuar nga diktatura komuniste.

Në katedralen e ‘Shën Shtjefnit’, në Shkodër këtë  mëngjes ka nisur mesha e shenjtë dedikuar këtij akti të madh lumturimi.

I dërguari i Papa Françeskut, Prefekti i Kongregatës për Çështjet e Shenjtorëve, kardinali Angelo Amato, po kremton meshën për lumturimin e 38 martirëve.

/Veritas.com.al/

Nis mesha e lumturimit të 38 martirëve të kishës katolike, 300 meshtarë 5 kardinalë nga Italia