Kryeministri Edi Rama në konferencën e kësaj të premte ka komentuar situatën në veri të Kosovës ku i ka bërë sërish apel Serbisë për të liruar 3 policët e rrëmbyer të lirohen me patjetër.

Kreu i qeverisë ndër të tjera në fjalën e tij ka shtuar se u ka dërguar edhe një letër Presidentit francez, Emmanuel Macron, kancelarit gjerman, Olaf Scholz dhe presidentit të KiE, Charles Michel për zbatimin me doemos të planit franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve dy palëshe Kosovë-Serbi.

 “Mbajtja e tyre me ditë të tëra në burg është e pajustifikueshme dhe është e papranueshme. Përpjekja për ta mbuluar këtë lajthitje shtetërore përmbajtjejn pa asnjë të drejtë të tre policëve të huaj në burgun e 3 policëve të një shteti tjetër duke ngritur zërin për 3 të arrestuar në veri të Kosovës, është e papranueshme. Nëse Serbia ka pretendime, për arrestime arbitrare për arrestimet të qytetarëve në veri të Kosovës, këto arrestime nuk pengohen duke mbajtur peng policët e Kosovës. Këto zgjidhen me ndërkombëtarët, me KFOR e EULEX. Marrëdhënia duhet normalizuar, marrëveshja do duhet finalizuar.

E përsëris apelin për lirimin e menjëhershëm pa kushte për 3 policët në veri të Kosovës jo vetëm se është shkelje e të drejtave të njeriut, por sepse pa u kthyer në shtëpi ata 3 burra s’ka hapësirë për të lëvizur me planin e deeskalimit. Pardje i kam nisur një letër të dytë, Macion dhe Scholz dhe Chalres Michel për domosdoshmërinë për një shtyrje të re të Frances dhe Gjermanisë si kumbëtarët e planit frankogjerman që ky plan të zbatohet me doemos”, është shprehur Rama.

Ndër të tjera Rama ka theksuar politika e brendshme e Vuçiç dhe e Kurtit nuk mund të mbajë peng të gjithë rajonin e Ballkanit dhe sipas tij klima e tensionuar mes dy vendeve mund të rezultojë fatale dhe mund të çojë në një përplasje fatale të armatosur mes grupeve që operojnë në veriun e Kosovës

“Po rritet me orë klima e tensionit duke rrezikuar një përplasje fatale të armatosur mes grupeve që operojnë në veriun e Kosovës dhe forcave të sigurisë që do të ishte një katastrofë në mes të së cilës do të përfshihej pa evitueshmërisht KFOR. Përplasje e cila edhe sikur 3 orë të zgjaste do të rezultonte fatale edhe për të gjithë çka është bërë në këto vite përpjekje nisma ndërveprime në Ballkanin Perëndimor në ombrellën e procesit historik të veriut. Një kthim pas dramatik për rajonin dhe të ardhmen e tij.

Shtete tona në këtë lagje të Europës kanë një moment krejt tjetër dhe një rrugë krejt tjetër nga kjo që adreson qorrsokaku i veriut. Nuk mund të vazhdojnë të presin me vite që ky proces dialogu të përfundojë që marrëdhëniet me Serbisë dhe Kosovës të normalizohen dhe njohja e ndërsjellë të ndodhë ‘de facto’.’- tha Rama./abcnews.al