Ishte njoftuar më parë se dita e sotme do të sihte dita e “qametit”, kur do të hynte në fuqi ligji për mbajtjen e rripit të sigurimit në makinë, si nga drejtuesi ashtu edhe nga pasagjerët.
Prej mëngjesit të ditës së sotme, Policia Rrugore ka filluar zbatimin e nenit 170 të Kodit Rrugor, ku janë përcaktuar masat e reja administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit dhe për mungese të pajisjes së fiksimit për fëmijët nën 4 vjeç kur ulen mbrapa si dhe për fëmijët nën 12 vjeç kur ulen para.
Sot Policia Rrugore filloi aplikimin e masave shtrënguese administrative ndaj qytetarëve që nuk vendosin rripin e sigurimit, si dhe për mungesë të pajisjes së fiksimit për fëmijë. Në të gjithë vendin janë aplikuar 718 masa administrative, gjoba.
Prej kohësh po flitet se Policia është e detyruar të “realizojë planin” e mbledhjes së sa më shumë lekëve nga qytetarët e gjobitur.