Frederick Roeber, një fizikant dhe inxhinier për software shpesh herë është përmendur si një “baba i krijimit të web-it në botë.”. Inxhinieri i famshëm ngriti një flamur fashist mbi shtëpinë e tij në San Francisco në shenjë proteste për zgjedhjen e Donald Trump.

CBS  nga San Francisco raportoi se Roeber tha se “nuk është Nazist” ose “Fashist”, por e ngriti flamurin për të protestuar kundër zgjedhjes së Donald Trump si President. Në një debat të nxehtë me fqinjët që votuan për Trump, Roeber u nxeh shumë dhe thërriti  duke thënë se Trump është më shumë “një Duçe” se sa “një Hitler”. I referohej diktatorit Italian Musolini dhe nazistit gjerman Hitler.

Por vazhdoi fizikanti- në atë kohë italianët nuk kishin  ndonjë flamur kushedi çfarë ose të mirë; prandaj përdora flamurin “gjerman”, dmth., të Hitlerit.

Jo shumë kohë pas konfrontimit mes Roeber dhe fqinjëve të tij, menjëherë kishin hequr flamurin Hitlerian dhe në vend të tij kishin ngritur flamurin me ngjyra ylberi të Gay.

/ Veritas.com.al/