Në Partinë Demokratike sot është intensifikuara beteja e ‘dyerve të mbyllura’. Por e kyçur dera nuk është për zëvendës ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Demian Smith, i cili ka mbërritur në selinë e PD.
Mësohet se Smith do të zhvillojë një takim me kreun e PD-së Lulzim Basha.
Një grup të rinjsh në FRPD kanë shkuar në selinë blu për të parë nëse dyert e PD do të ishin të mbyllura apo jo. Vetëm 10 minuta më parë dyert u kontrolluan nga anëtarë të Komisionit të Rithemelimit, me në krye Aldo Bumçin dhe ishin të kyçura.
Një grup të rinjsh kanë shkuar ën selinë blu me shpresën për të hyrë brenda, por sërish janë hasur me dyer të mbyllura. Ata e cilësojnë këtë veprim të turpshëm dhe është një mbyllje dyersh për mendim ndryshe.
“Jemi thirru për të bërë një mbledhje për zhvillimin e protestës më 8 janar , por nuk lejohemi të hyjnë në seli për të zhvilluar mbledhjen. Kjo është një situatë e turpshme, kjo seli nuk është pronë e askujt por e demokratëve dhe t’i mbyllesh derën të rinjve është e paprecedentë. Nuk ka nevojë të lajmërohet administratë për çdo hyrje, ne kemi hyrjen dot në FRPD. Nuk jemi ne rrezik për këtë seli por duam thjeshtë të zhvillojmë një mbledhje. Kjo është një mbyllje dyersh për cdo mendim ndryshme. Ne do të jemi në protestë më 8 janar”, u shprehën ata.