Dy persona humbën jetën si pasojë e një aksidenti tragjik paraditën e së hënës në rrugën e Arbërit. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë njëra prej tyre ka rënë në humnerë.

Dy personat që ndodheshin në këtë automjet kanë humbur jetën. Drejtuesi i mjetit tjetër ndodhet në spital. Aksidenti raportohet të ketë ndodhur në afërsi të shkallës së Tujanit.