Qindra besimtarë ortodoksë mbërritën mëngjesin e kësaj të hëne në ambientet e Katedrales “Ungjillëzimi i Hylindëses” në Athinë për t’i dhënë lamtumirën e fundit Hirësisë së Tij, Kryepeshkopit Anastas Janullatos.

Trupi me arkëmortin e Janullatos u nis nga Katedralja e Athinës në orën 10:00, nën tingujt vajtues të bandës së marinës.

Mes lotëve, duartrokitjeve një numër i madh besimtarësh i dhanë lamtumirën e fundit duke thirrur “i shenjtë”.

Nga Greqia ai do të transferohet në Shqipëri ditën e martë, më 28 janar, nëpërmjet stacionit kufitar të Kakavijës, ku më pas do mbërrijë në Tiranë në orën 16:00, për t’u nderuar me homazhe dyditore, përpara se të prehet në varreza të enjten në orën 11:00.

Gjatë rrugës do të ketë ndalesa në zonat që ai shërbeu dhe punoi për rindërtimin e Kishës Autoqefale shqiptare.

Kortezhi do të shoqërohet nga mitropoliti i Apolonisë dhe Fierit, peshkopi Krougias Anastasios dhe priftërinjtë Charalambos Giokas dhe Spiridon Topantzas, të cilët ishin bashkëpunëtorët dhe shokët e tij të ngushtë në ringjalljen e Kishës së Shqipërisë.

Ndërsa, në emër të Kishës së Greqisë, do të jetë i pranishëm nënkryetari i Sinodit të Shenjtë, Mitropoliti i Nafpaktos dhe Agios Vlasios Ierotheos.

Mitropoliti i Korçës, At Joani, është kandidatura më e mundshme për Kryepesh

Me nderimet më të larta dhe nën tingujt funebër të

Arkemorti me trupin e pajete te Kryepeshkopit Janullatos

kop të Shqipërisë, që pritet të zgjidhet nga Sinodi në një fazë të dytë, teksa aktualisht do të jetë drejtues i përkohshëm.

Ai u zgjodh të shtunën nga Sinodi i Shenjtë, si Mbikëqyrës i Fronit të Kryepeshkopit, me një mbledhje të jashtëzakonshme.

Sipas informacioneve të mediave greke, At Joani, ka qenë zgjedhja e Kryepeshkopit Anastas për ta pasuar atë. Amaneti i Hirësisë së Tij ishte që në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale të jetë një hierark shqipfolës.

Ndërkohë kujtojmë se ditën e djeshme, në Katedralen  “Ungjillëzimi i Hylindëses” në Athinë, klerikët shqiptarë mbajtën një shërbesë përshpirtjeje në kujtim të Hirësisë së Tij, Kryepeshkopit Anastas Janullatos i cili u nda nga jeta mëngjesin e 25 janarit.

Shërbesa e Trisai-së u kryesua nga Hirësi Nikolla, Mitropoliti i Fierit, së bashku me Episkopi e Krujës, Anastasin, Atë Harallamb Gjoka dhe Atë Spiridhon Topanxha.

Shërbesa në Katedralen e Athinës ku dje u nderua Kryepeshkopi Janullatos u krye në gjuhën shqipe. E pranishme në këto homazhe ishte presidentja Katerina Sakellaropoulou, kryeministri Kyriakos Mistsotakis, kreu i PASOK-ut Nikos Androulakis dhe Kryetari i Kuvendit Nikitas Kaklamanis.

Gjithashtu në këto homazhe morën pjesë edhe ministri i Jashtëm, Giorgos Gerapetritis, ministri i Financave Kostis Hatzidakis, ministri i Arsimit Kyriakos Pierrakakis, kryetari i Bashkisë së Athinës, Haris Doukas, Fredi Beleri dhe shumë figura të tjera të njohura të politikës greke.

Hirësia e Tij, Kryepeshkopi Anastas Janullatos ndërroi jetë mëngjesin e së shtunës në spitalin “Evangelismos” të Athinës.

Pavarësisht ndihmës së bluzave të bardha, Kreyepeshkopi Anastas nuk mundi të mbijetonte duke mbyllur sytë përgjithmonë e duke lënë pas një dhimbje të madhe te të gjithë besimtarët ortodoksë dhe te të gjithë ata që patën fatin ta njohin.

Në Shqipëri, pritja e trupit të Kryepeshkopit do të bëhet më 28 janar, në orën 16:00, para Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë.

Homazhet do të zhvillohen brenda tempullit gjatë asaj pasditeje dhe më pas, më 29 janar. Shërbesa e varrimit do të kryhet ditën e enjte, pas Liturgjisë Hyjnore ndërsa varrimi do të bëhet nën Hapin e Shenjtë të Katedrales, në një kriptë të veçantë që kishte përgatitur vetë Anastasi. Në ceremoninë e të enjtes pritet të marrë pjesë edhe kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *