Kandidaturat e përzgjedhura për postin e Prokurorit të përgjithshëm do të paraqiten nesër, e enjte, në seancë parlamentare, për votim. Por me sa merret vesh, PD e Bashës, edhe pse jashtë parlamentit, nuk ka ndodnjë interes për zgjedhjen e kryetarit të institucionit të Akuzës në Shqipëri.

Sot, kreu demokrat, Lulzim Basha vizitoi një qendër private në zonën e Unazës së re në kryeqytet, ku gazetarët gjetën rastin ta pyesin edhe mbi zgjedhjen e prokurorit të ri, që është një nga çështjet më të rëndësishme të Reformës në Drejtësi dhe të të Drejtës në përgjithësi.

Gazetarja e A2, Elona Gjylmi e pyeti atë dhe për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm, i cili votohet nesër në seancë plenare.

“As jam marrë fare me atë punë dhe nuk më ka shkuar mendja tek ajo punë. Jam kryetari i opozitës dhe po e them këtë gjë, imagjinojeni çfarë mendojnë qytetarët e tjerë. Kjo tregon shumë për prioritetet e vërteta të disa njerëzve. Kaq mund të them tani për momentin”, deklaroi Basha.

Megjithëse kryedemokrati tha se “duhet për një hetim i plotë dhe ekspertizë e plotë për ndërtesat e shembura nga tërmeti. Dhe një hetim i plotë ligjor dhe penal për çdo ndërtesë të shkatërruar’,  megjithatë ai e konsideron zgjedhjen e prokurorit si një gjë që ‘nuk ia vlen të merresh fare me këtë punë’.

Veritas.com.al/