Çmimi i energjisë elektrike do të ulet në 1 janar të vitit 2025. Zv.kryeministrja njëherësh ministre e energjisë  Belinda Balluku nuk dha detaje konkrete por theksoi se aktualisht po bëhet një analizë e treguesve  dhe nga 1 janari qytetarëve do tu ofrohet një çmim më i lirë. Aktualisht qytetarët e paguajnë energjinë elektrike me 9.5 lekë për kilovator

Zv.kryeministrja sqaroi se nuk ka asnjë shtrenjtim të  çmimit të energjisë  për furrat e bukës dhe se gjithçka ishte një dezinformim.

Vetëm pak ditë më parë kryeministri Edi Rama premtoi uljen e çmimit të energjisë gjatë një  takimi me pensionistët ndërsa tha  se Ministria e Energjisë po realizon një studim për të shqyrtuar këtë mundësi.