Ministria e Shëndetësisë ka publikuar udhëzuesin e ri të vendosur nga Komiteti i Ekspertëve që do të hyjë në fuqi mbrëmjen e sotme.
Pas orës 22:00 të kësaj të mërkure e deri në 06:00 të mëngjesit do të ndalohet lëvizja e qytetarëve që nuk kanë arsye pune apo shëndetësore ndërkohë që baret dhe restorantet do të qëndrojnë mbyllur.
Qytetarët që duan të lëvizin përgjatë orëve të natës do duhet të marrin leje te E-Albania.
“Rregullat e reja: Çdo qytetar mund të kontribuojë në kufizimin e përhapjes së Covid 19. Është koha të bëhemi bashkë në këtë betejë për shëndetin derisa ta mundim të keqen dhe t’i rikthehemi normalitetit që secili prej nesh dëshiron”, thuhet në njoftimin e MSH të shoqëruar edhe me hartën që kategorizon qytetet në zonat të kuqe, portokalli dhe të verdha.
VERITAS.COM.AL