Është zbardhur kandidatura e parë për garën e kreut të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Sipas medias Prokurori Adnan Xholi ka depozituar kërkesën në SPAK.

Adnan Xholi është kandidati i parë që ka shprehur interesin për zëvendësimin e drejtuesit aktual të SPAK, Arben Krajës, mandati i të cilit përfundon në dhjetor të këtij viti.

 Afati për dorëzimin e kandidaturave është 2 nëntor 2022 ora 00.00. Kreu aktual i SPAK, Arben Kraja përfundon mandatin në datën 19 dhjetor.

Më 19 dhjetor merr detyrën drejtuesi i ri dhe Kraja mbetet prokuror i SPAK, pasi si prokuror mandati është 9 vite ndërsa si drejtues zgjidhet çdo 3 vite. Drejtuesi i SPAK nuk ka të drejtë rizgjedhjeje, gëzon vetëm 1 mandat në detyrë.