Ish-presidentja e Parlamentit Europian, Nicole Fontaine, ka vdekur në moshën 76-vjeçare, bënë të ditur sot zyrtarë francez.
Fontaine, aish avokate e qendrës së djathtë, udhëhoqi Asamblenë e BE nga viti 1991 deri në vitin 2001. Ajo ishte gruaja e dytë që mbajti këtë post pas ministres Franceze, gruaja që i mbijetoi Holokaustit dhe ikonë e të djathtës Simone Veil.
Presidenti francez Emmanuel Macron e vlerësoi si figurën e një gruaje të përkushtuar, e cila përgjatë 35 viteve të karrierës së saj politike udhëhoqi luftën për ndërtimin evropian.
Fontaine u lind më 16 janar të vitit 1942 pranë Fecamp, në veriperëndim të Francës. Ish-avokate me profesion dhe drejtuese e arsimit katolik, ajo u bë e njohur në vitin 1984 gjatë protestës kundër një projektligji për arsimin privat, i cili u hoq përfundimisht nën presionin e protestave.
Veritas.com.al/