Era e fortë, ndërpritet operacioni për shuarjen e zjarrit në Karaburun

Era ka bërë të pamundur vijimin e operacionit për shuarjen e zjarrit në Vlorë. Ndërpritet operacioni për t’u ngjitur në zonën ku ndodhet zjarri në Karaburun. Shkak është bërë era e fortë që fryn dhe tymi i dendur pasi rrezikon jetën e ushtarëve, punonjëve te ADZM dhe prefekturës. Pritet që puna për shuarjen e zjarrit të rinisë kur era të mos jetë kaq e fortë.

Vlora vijon “betejën” me flakët në ditën e 13-të të zjarreve dhe situata është ende serioze. Zjarri në Karaburun ka avancuar duke e rritur rrezikun për parkun e Llogarasë, ndërsa operacioni është ndërprerë për shkak të erës së fortë.

Era e fortë dhe me drejtim nga jugu ka bërë që situata e zjarrit në malin e Karaburunit  të përkeqësohet dhe konkretisht në pjesën mbi Gjirin e Gramës që lidhet me Llogaranë. Sipas punonjësve të ADZM era ka bërë që flakët të përparojnë në pjesën e malit duke iu afruar pishave.

Për shkak të vështirësive nga era është e pamundur ndërhyrja nga ajri me helikopter sepse përbën rrezik, ndaj operacioni është ndërprerë deri në qetësimin e situatës. Në mëngjes forca të shumta u drejtuan drejt malit, por deri tani raportohet situatë e vështirë. Ndërkohë mbi fshatin Dukat i Ri janë aktive tre vatra zjarri dhe nëse nuk ndërhyhet do përhapen me shpejtësi shprehen banorët e fshatit.

Ne perditesim…