Ka nisur protesta madhështore e opozitës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Në shesh janë dhjetëra mijëra shqiptarë që kanë ardhur nga 4 anët e vendit.

Në orën 12:00, protesta u çel me Himnin e Flamurit dhe më pas, do të vazhdohet me mesazhet e figurave të njohura apo qytetarëve nga shtresa të ndryshme shoqërore.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, do të marrë fjalën në fund.

Kryetari i PD-së Lulzim Basha tashmë u ka prirë protestuesve me familjen e tij, bashkëshorten dhe dy vajzat dhe ndodhet para Kryeministrisë.