Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka embarkuar për një udhëtim 11 ditor në Azi. Gjatë udhëtimit ai do të vizitojë Japoninë, Korenë e Jugut, Kinën, Vietnamin dhe Filipinet.

Ky do të jetë udhëtimi më i gjatë i një presidenti të Shteteve të Bashkuara, në Azi, gjatë 25 vjetëve.

Udhëtimi vjen pasi tensionet me Korenë e Veriut janë në nivele të lartë për shkak të programit bërthamor të shtetit komunist dhe provave me raketa.

Zoti Trump pritet që të paraqesë një front të bashkuar me Korenë e Jugut dhe Japoninë, ndërsa do të ushtrojë presion mbi Kinën që të mbajë një linjë të fortë me Phenianin.

Presidenti Trump fluturoi fillimisht në shtetin Amerikan të Hawaii ku vizitoi Memorialin në Pearl Harbor- skena ku u zhvillua sulmi kundër Japonisë në vitin 1941 dhe e tërhoqi Shtetet e Bashkuara në Luftën e Dytë Botërore.

Ai gjithashtu mori pjesë në një paraqitje të shkurtër të Komandës Amerikanëe të Pacifikut.

Veritas.com.al/