
(FOTO: CNN raporton se sot kishte luftime ne lindje të Aleppo, pamje e zonës)
Televizioni amerikan CNN njofton se avionë luftarakë kanë kryer sulme të rënda n lindje të Aleppo, të Martën për herë të parë gjatë kësaj jave . Forcat qeveritare po bëjnë përpjekje për të marrë qytetin.
Bombardime të rënda po vijnë nga ushtria Siriane që filloi me “operacione paraprake në gjysmën lindore të qytetit ditën e Marte, me përdorimin e avionëve të luftës me “armë precize që kanë si objektiv pozicionet e terroristëve”, raportoi Televizioni shtetëror sirian.
Të paktën një grua është vrarë gjatë bombardimeve dhe pesë persona janë plagosur nga një bombë që u hodh prej një helikopteri të Martën, tha për CNN një aktivist i Qendrës së Medias në Aleppo.
/ Veritas.com.al/