Një aeroplan pasagjerësh ka rrëshqitur jashtë pistës në aeroportin e Stambollit në Turqi dhe është ndarë në tre pjesë, duke plagosur 52 pasagjerë- raportohet zyrtarisht.

Aeroplani i kompanisë ajrore Pegasus raportohet se mbante 171 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit kur u përplas në aeroportin  Sabiha Gokcen të Stambollit.

Askush nuk ka vdekur në incident, tha ministri i Transporteve, Mehmet Cahit Turhan.

Guvernatori i Stambollit, Ali Yerlikaya thasë 52 persona janë dërguar në spital dhe se përpjekjet për evakuim po vazhdojnë.

Aeroplani po ulej nën një shi të dendur pasi kishte fluturuar nga provinca perëndimore e Izmirit për në Stamboll, raporton media turke.

Videot që po qarkullojnë në media sociale tregojnë një zjarr brenda aeroplanit teksa flakët ishin shuar pastaj nga zjarrfikësit.

Të gjitha fluturimet u anuluan në aeroport.

Veritas.com.al/

The plane after skidding off the runway