Shqipëri ka shpallur sot si person të padëshirueshëm eurodeputeten qipriote, Eleni Theocarus për nxitje të urrejtjes dhe pretendimeve teritoriale. Kjo ndodhi pas ngjarjeve në Bularat tw Dropullit, me rastin e varrimit tw Kostandinos Kacifa, i cili u vra nw pwrpjekje tw armatosur me policinw.
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka bërë dalje urgjente me anë të një deklaratë të dhënë për mediat nga Këshilltari për Rajonin, Glevin Dervishi, i cili ka bërë publik vendimin e marrë për eurodeputeten.
Gjatë ditës së djeshme, po përmes një deklarate të zv.ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshi, autoritetet shqiptare shpallën “non grata” 52 grekë, të cilët bënë thirrje ekstremiste në ceremoninë e varrimit të minoritarit grek, të vrarë me 28 tetor nga forcat RENEA.
“Në mbrojte rendit kushtetues, sigurisë kombëtare, qetësisë publike dhe pacenueshmërisë ne asnjë lloj forme te tërësisë territoriale te Republikës se Shqipërisë, autoritetet shqiptare janë mbështetur ne mekanizma tërësisht ligjor për adresimin e problematikes se kësaj situate.
Ne bashkëveprim nderinstitucional dhe pas vlerësimit te kryer nga institucionet e specializuara, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme i propozoi Ministrisë se Brendshme shpalljen non grata (person u padëshirueshëm ne Shqipëri) te eurodeputetes qipriote Eleni Theocharous.”, tha ai.
REAGIMI I MINISTRISE SE JASHTME
Shfaqja e orkestruar si nja provokim agresiv ne Bularat, e cila e ktheu nje ceremoni mortore ne një manifestim sfidues ndaj rendit kushtetues, sigurisë e qetësisë publike te Republikës se Shqipërisë, me thirrje ekstremiste, nxitje të urrejtjes dhe thirrje për përçarje mes qytetareve shqiptare me kombësi shqiptare e greke, ishte e papranueshme për shtetin e për shoqërinë shqiptare. E cila është nje shoqëri e bashkëjetesës demokratike, ku minoritetet janë te mbrojtura me një ligj te standardeve me te larta europiane dhe ku minoriteti grek është një pasuri e nje ure e pazëvendësueshme fqinjësie te mire me Greqinë mike.
Në mbrojte rendit kushtetues, sigurisë kombëtare, qetësisë publike dhe pacenueshmërisë ne asnjë lloj forme te tërësisë territoriale te Republikës se Shqipërisë, autoritetet shqiptare janë mbështetur ne mekanizma tërësisht ligjor për adresimin e problematikes se kësaj situate.
Ne bashkëveprim ndërinstitucional dhe pas vlerësimit te kryer nga institucionet e specializuara, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme i propozoi Ministrisë se Brendshme shpalljen non grata (person u padëshirueshëm ne Shqipëri) te euro deputetes qipriotë, Eleni Theocharous.
Ministria e Brendshme vendosi te miratoje kërkesën e MEPJ.
“Veritas.com.al/